Iu shemb banesa me tritol, pronari qan me dënesë: Jemi shumë të tronditur, të vlerësohet mundi i 32 viteve punë

Shqipëria

Iu shemb banesa me tritol, pronari qan me dënesë: Jemi shumë të tronditur, të vlerësohet mundi i 32 viteve punë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:24
Pronari

Pronari i godinës pesëkatëshe, e cila u shemb pak momente më parë në Tiranë ka qarë me dënesë taksa pa shtëpinë e tij të shembej nga një shpërthim i kontrolluar sot nga IKMT-ja.

Në një lidhje live në News24, ai u shpreh se nuk është kundër zhvillimit të projektit “Unaza e Madhe”, por kundër vlerës të dhënë nga ARRSH dhe nga instituti i Kadastrës.

Teksa ishte i përlotur, kërkoi vlerësimin e 32 viteve mund për ndërtimin e shtëpisë.

“Nuk jemi kundër zhvillimit të projektit, por vlerës. Pasi kemi dy institucione me vlera të ndryshme.

Ne duam që drejtësia të bëjë punën e vetë. Nuk jemi kundër zhvillimit, e them dhe një herë, por duam që mundi i 32 viteve të vlerësohet. Jemi 22 banorë dhe 5 familje. Kemi punuar në emigrim dhe është investim shumë vjeçar.

Ne nuk kemi marrë as një të tretën e vlerës. Ne duam një vlerë të drejtë dhe të kohës së tanishme”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat