Jorida Tabaku: Parlamenti sot do mbyllet me njolla turpi, do kërkojmë interpelancë për dy çështje

Shqipëria

Jorida Tabaku: Parlamenti sot do mbyllet me njolla turpi, do kërkojmë interpelancë për dy çështje

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 11:14
Jorida Tabaku

Në një konferencë për shtyp Jorida Tabaku është shprehur se parlamenti i sotëm do mbyllet me njolla turpi.

Sipas saj sot ka njolla turpi me abuzimet e fondeve të BE-së dhe njolla turpi në SPAK me një dosje të tre zyrtarëve të lartë para drejtësisë.

“Parlamenti shqiptar sot nuk ka  hapësire për opozitën dhe së dyti ligjet bëhen për interesa private, interesa personale, ashtu siç e tregoi dhe hetimi i SPAK-ut që shkoi deri në kapjen e shtetit dhe nuk kanë kohë për t’u konsultuar  Njolla turpi me të cilën mbyllet sot parlamenti, njolla turpi që ka sot Shqipëria abuzime me fondet e BE-së, njolla turpi që kemi në SPAK  me një një dosje me tre zyrtarë të lartë para drejtësisë, është e vështirë që dhe sot edhe në ditën e fundit me rrëmujë të mbyllen, ashtu siç qeveria ka zakon t’i mbyllë”, shprehet Tabaku.

Ajo shprehet se sot PD do insistojë të përfshihet në interpelancë që lidhet së pari me kontratën e Tiranës dhe ndalesat e pagesës së menjëhershme të saj dhe së dyti dhënien llogari për faktin që ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të dy personave që sot janë në kërkim.

“Sot PD do insistojë që të përfshihet interpelanca. Kemi ezauruar të gjithë seanca parlamentare për inceneratorët. Unë kam  bërë një mocion me debat, kam bërë një interpelancë, ne kemi bërë një komision parlamentare, por sot ndodhemi para një fakti të ri dhe kërkesa që ne kemi bërë për parlamentin për interpelancë, lidhet së pari me kontratën e Tiranës dhe ndalesat e pagesës së menjëhershme të saj dhe së dyti dhënien llogari për faktin që ky parlament është mbledhur tre herë për interësat private të dy personave që sot janë në kërkim. Kështu si pika e parë e rendit të ditës ne do të insistojmë tqë të kryejmë interpelanca që kanë kërkuar kolegët e opozitës”, shprehet Tabaku.

Sa i përket protestave të studentëve të mjekësisë ajo shprehet se është e shqetësuar nga mesazhi që këta studentë kanë dhënë dhe e se sistemi po detyron njerëzit të largohen nga ky vend.

“Isha jashtëzakonisht e shqetësuar nga mesazhi i këtyre studentëve. Sistemi na detyron të largohemi, duhet të ishte një thirrje për politikën. Në qoftë se nuk i dëgjojmë studentët, unë besoj se do jetë vonë për të kuptuar kush janë nevojat e tyre. Sot klasat janë nga 40, në 25 nxënës. Të rinjtë po largohen. kjo është thirrja emergjente që kemi pasur për qeverinë. Unë e vlerësoj dhe i bashkohem protestës së tyre. Nuk kemi dashur që politika t’u ngjitet atyre, por do bëhemi zëri i tyre në sallën e parlamentit”, është shprehur Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat