Pr.ligji për kanabisin mjekësor sot në Kuvend, Meta: Rama, mbështetje grupeve kriminale, do të ketë pasoja!

Shqipëria

Pr.ligji për kanabisin mjekësor sot në Kuvend, Meta: Rama, mbështetje grupeve kriminale, do të ketë pasoja!

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 12:10
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi se me miratimin e ligjit për kanabisin mjekësor, do të ketë pasoja në vend.

Meta tha se kjo nismë ishte një mbështetje e Ramës për grupet kriminale.

“Pr.ligji për kanabisin nuk është gjë tjetër përveçse tregues i këmbënguljes dhe kapjes së kreut aktual të qeverisë në këto skema që kanë qenë të qarta në mbështetje të grupeve kriminale që përfitojnë nga kanabizimi i vendit tonë.

Kjo nuk do të jetë pa pasoja për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe të zhvillimit ekonomik, ndaj i ftoj të gjithë që të reflektojnë.”, pohoi Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat