Benz-i del nga rruga në Pogradec, dy të plagosur

Shqipëria

Benz-i del nga rruga në Pogradec, dy të plagosur

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe dy persona, shoferi dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 04:18.

Dy të plagosurit janë në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.07.2023, rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, shtetasi Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat