Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shqipëri, ku burri vrau bashkëshorten e tij

Shqipëria

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Shqipëri, ku burri vrau bashkëshorten e tij

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Një 46 vjeçare është gjetur e pajetë këtë të shtunë në një fshat në Maliq, ku dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se viktima e kësaj ngjarje është Luiza Mullalli, dhe autori i dyshuar Gjergji Mullalli.

Sipas informacioneve nga policia mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, Maliq, ku në një gropë të ujërave të zeza pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, 46 vjeçarja, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në arrati.

Ndërkohë policia e ndodhur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj dhe për kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat