Soreca rikthehet si ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Shqipëria

Soreca rikthehet si ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 22:05
Soreca

Luigi Soreca është kthyer si ambasador i Bashkimit Evropian në Tiranë.

ABC News në Shqipëri ka njoftuar se Soreca do të kthehet pas largimit gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i BE-së për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar – për t’u bërë ambasadore ne Irak.

Kujtojmë që Soreca ka qenë në këtë detyrë edhe gjatë viteve 2018-2022.

Ndërsa prej datës 1 shtator ai do ta ridrejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat