Kanabisi në repartin ushtarak në Zall Herr, lirohen nga qelia tre ushtarakët

Shqipëria

Kanabisi në repartin ushtarak në Zall Herr, lirohen nga qelia tre ushtarakët

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 15:28
Zall Herr

Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka liruar nga qelia tre ushtaraket shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda.

Ata u akuzuan për shpërdorim detyre. Gazearja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.

Kujtojmë se brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u zbuluan 125 bime kanabis që ishte e ndarë në 6 parcela.

Theksohet se shtetasi Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal.

Dy ushtaraket e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat