Darka me liderët Ballkanit Perëndimor në Athinë dhe mungesa e Ramës, kryeministri: Nuk e marr personale

Shqipëria

Darka me liderët Ballkanit Perëndimor në Athinë dhe mungesa e Ramës, kryeministri: Nuk e marr personale

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 15:01
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp u pyet për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, pas mungesës së ftesës së darkës informale me liderët e Ballkanit Perëndimor në Athinë, e thirrur nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Rama u përgjigj duke thënë se nuk e ka marrë personale, teksa shtoi se është diçka që ai nuk do e bënte, referuar mungesës së ftesës.

“Unë u bëra ca kohë në këtë detyrë dhe as nuk impresionohem nga momentet e emocioneve dhe ngarkesave që krijon një ngjarje e caktuar dhe as nuk marr personale çfarëdo qoftë, dhe të reagoja ndaj diçkaje që nuk do e bëja vetë.

Jo më që ta bëj si ata”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat