Metamorfoza/ Flet avokati i Pëllumb Gjokës: Në seancën e sotme patëm debate të forta

Shqipëria

Metamorfoza/ Flet avokati i Pëllumb Gjokës: Në seancën e sotme patëm debate të forta

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 14:21
Avokati Ylli Manjani

Avokati Ylli Manjani i cili përfaqëson Pëllumb Gjokën tha në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të SPAK, se gjyqet nuk duhet të zhvillohen të mbyllura.

Manjani tha se për të lidhur një person me një ngjarje duhet të ketë prova konkrete dhe jo hamendësime. Ai shtoi se seanca e sotme pati një debat shumë të fortë juridik.

“Në seancën e sotme kishte një debat shumë të fortë dhe juridik mbi çështjen. Një debat që ka ndodhur në çdo vend të Europës.

SPAK ka të njëjtin qëndrim që ka prokurorët e vendeve të tjera. Jemi në sintoni të plotë. Kjo është një çështje që e ka kapur jurispondencën në flagrancë.

Në sallën e gjyqit nuk ka sekrete dhe nuk ka dosje hetimore. Nuk ka gjyqe të mbyllura vetëm Shqipëria i bën këto pisllëqe. Mediat të jenë në sallë”,-tha Ylli Manjani.

Kujtojmë se në sajë të operacionit “Metamorfoza” u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i operacionales, Oltion Bistri, ish-efektvi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali , Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes të cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pas zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e “Vrasjes me paramendim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetëror” deri në “Shpërdorim detyre” e “Pastrim parash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat