Kultivoi kanabis në tre zona të Krujës, arrestohet 27 vjeçari

Shqipëria

Kultivoi kanabis në tre zona të Krujës, arrestohet 27 vjeçari

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës dhe një tjetër është proceduar penalisht për kultivim droge.

Policia njofton se gjeti dhe sekuestroi 305 bimë narkotike në tre fshatrat Dukagjin i Ri, Fushë-Thumanë dhe Burrnesh të mbjella nga 27 vjeçari, të cilat u asgjesuan nëpërmjet djegies.

Personi i proceduar penalisht ka pasur dijeni për këtë veprimtari kriminale pasi një pjesë e bimëve ishin kultivuar në afërsi të një objekti në pronësi të tij dhe nuk ka kallëzuar autoritetet.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiran, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat