Operacion anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen 12,831 bimë narkotike

Shqipëria

Operacion anti-kanabis në Shkodër, asgjësohen 12,831 bimë narkotike

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Një operacion anti-kanabis i koduar “Fly” është zhvilluar nga Policia e Shtetit në zonat malore të Shkodrës, ku janë asgjësuar 12,831 bimë narkotike. Aksioni u zhvillua nga ajri dhe nga toka në një terren të vështirë malor dhe janë përfshirë edhe efektivë të RENEA, FNSH-së së Tiranës dhe Fierit.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

Efektivët e repartit “RENEA” janë transportuar me helikopter, pasi bimët e kultivuara ishin në një terren shumë të thellë malor dhe me rrezikshmëri të lartë për jetën e punonjësve të Policisë.

Operacioni anti-kanabis e përshëndeti edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.

“Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit”, shkruan Balla në rrjetet sociale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat