Bënin manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, procedohen me masë administrative 2 shoferë

Shqipëria

Bënin manovra të rrezikshme me makinat e tyre në rrugë, procedohen me masë administrative 2 shoferë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore e Tiranës pas disa denoncimeve të ardhura nëpërmjet rrjeteve sociale, për disa drejtues automjetesh që kryejnë manovra të rrezikshme gjatë qarkullimit, ka organizuar punën për kapjen e tyre duke intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë konstatuar automjetet që shfaqen në video dhe ndaj drejtuesve të tyre janë vendosur masat administrative 40,000 lekë të rinj referuar nenit 139, si dhe 10,000 lekë të rinj, referuar nenit 146 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit.

Ata të kenë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat