Ekstradimet nga Dubai, avokati i njohur zbulon skemën si jetojnë trafikantët në vendin e bosëve të krimit

Shqipëria

Ekstradimet nga Dubai, avokati i njohur zbulon skemën si jetojnë trafikantët në vendin e bosëve të krimit

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 21:37
Foto ilustrim

Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për “Review” se në Dubai ligji është i kombinuar me atë të sheriatit dhe atë të botës demokratike, siç e quajnë vendasit.

 Sidoqoftë, sipas avokatit në mentalitetin e tyre mbizotëron sheriati.

“Në Dubai nuk ka vjedhje. Ti mund ta lësh celularin në cep të rrugës dhe ta gjesh prapë atje, pra nuk vjedh njeri. Rendi dhe siguria në Dubai është në maja, nuk ka krim në Dubai, nuk ekziston, prandaj atje të gjithë këta që kanë qenë kundërshtarë në Shqipëri, sot në Dubai rrinë bashkë. Pra, e shikojnë njëri-tjetrin dhe s’kanë çfarë bëjnë. Ata që kanë shkuar në Dubai kanë investuar miliona euro atje. Një hetim i thelluar mund të gjejë paratë që kanë shkuar në Dubai dhe mënyrat si janë transferuar.

Problemi qëndron që këta kanë shkuar atje dhe patjetër një që investon në shuma të mëdha, patjetër që merr pasaportën e atij vendi, pra të gjithë ata janë pajisur me pasaporta, siç pajisesh kur shkon në një vend të Bashkimit Europian. Nevojat e tyre për të pasur një pasaportë të atij vendi i bën ata më të mbrojtur karshi vendit që e kërkon për ta ekstraduar,” – u shpreh Cakrani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat