16-vjeçarët e armatosur kryenin vjedhje në kryeqytet, përplasin makinën në përpjekje për t’i shpëtuar policisë

Shqipëria

16-vjeçarët e armatosur kryenin vjedhje në kryeqytet, përplasin makinën në përpjekje për t’i shpëtuar policisë

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 11:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy adoleshentë janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, nën akuzën se kanë kryer disa vjedhje gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Të miturit lëviznin të armatosur me një makinë. Gjatë ndjekjes nga policia në aksin rrugor Shkozë-TEG, i riu që drejtonte mjetin është larguar dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë nga dritarja e makinës.

Por, gjatë tentativës për t’u larguar, ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.

Sipas hetimeve, tre 16-vjeçarët kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë në dy dyqane me pajisje elektronike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat