Ngjarjet kriminale/ Softa: Risi marketingu për vrasjet me pagesë dhe me klering

Shqipëria

Ngjarjet kriminale/ Softa: Risi marketingu për vrasjet me pagesë dhe me klering

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 12:01
Eksperti Fatjon Softa

Eksperti Fatjon Softa ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania për të folur më tepër rreth grupeve kriminale.

Së fundmi në saj të operacionit “Never Forget” u bë e mundur zbardhja e gjashtë vrasjeve dhe e disa ngjarjeve të tjera kriminale, pasi Artan Tafani pranoi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe si i penduar ai zbuloi krimet e bëra nga grupi kriminal i Laert Haxhiut.

Softa tha se sa herë që ndodh një ngjarje kriminale kuptojmë se s i thellë është krimi, pasi grupet kriminale kanë filluar të bëjnë marketing dhe klering me vrasjet.

“Aktiviteti i grupeve kriminale janë shtrirë në të gjithë territorin dhe në ngjarje që ndërthuren. Ne kemi informacione dhe të dhëna nga policia se si vrasjet arritën të ishin edhe marketing.

Të ishin forma të kleringut të cilët ndryshonin objektivat. Jo vetëm pagesa por edhe shkëmbime të objektivave të tyre. Kjo na shqetëson se sa herë ka një ngjarje kuptojmë se sa i thellë është krimi”,-tha Fatjon Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat