Zjarri në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier, ministri Peleshi zbret në terren: Situata është problematike dhe kaotike

Shqipëria

Zjarri në masivin pyjor të Pishporos dhe Darëzezës në Fier, ministri Peleshi zbret në terren: Situata është problematike dhe kaotike

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 17:15
Zjarri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka monitoruar nga afër situatën në masivin pyjor të Pishë Poros-Darëzezë, Fier. Ai e ka cilësuar këtë situatë si një ndër vatrat më problematike dhe më kaotike të zjarrit që vendi është përballur deri më sot.

Për ministrin Peleshi ndërhyrja nga ajri e dy avionëve Canadair, të nisur nga shteti fqinj grek, ka ndihmuar për  vënien nën kontroll të vatrave me problematikë të zjarrit teksa ka theksuar se operacioni i ndërhyrjes nga ajri do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të tyre.

Ministri Peleshi ka pohuar gjithashtu se krahas operacionit nga ajri do të vijojë edhe operimi në terren i të gjitha forcave operacionale. “ Ne do të jemi këtu dhe do të mbështesim me forca, mjete, dhe logjistikë deri në eliminimin e plotë të zjarrit i cili ka përshkuar një sipërfaqe të madhe në këtë masiv pyjor”.

Pyetjes a duhej ndërhyrë më parë nga ajri, Peleshi i’u përgjigj duke thënë se “Ne kemi qenë dhe do të jemi këtu. Çdo ndërhyrje ka rëndësinë e vetë si nga ajri ashtu edhe nga toka, por specifika që paraqet ky zjarr e ka të domosdoshme veçanërisht ndërhyrjen nga toka, gjë të cilën kemi bërë që ditën e parë të zjarrit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat