Zjarr në disa parcela bujqësore në Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Shqipëria

Zjarr në disa parcela bujqësore në Krujë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 00:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është aktivizuar në disa parcela në fshatin Murqinë të Krujës.

Gazetari i ABC News, Ahemt Zani raporton se zjarri është në parcelat me të mbjella të kulturave bujqësore.

Zjarrfikësit e Krujës kanë mbërritur në zonën e fshatit Murqinë për të izoluar flakët, ndërkohë sa mësohet, nuk shfaqet rrezik për banesa.

Dyshimet për vënje të qëllimshme të zjarrit, në asgjësimin e mbetjeve të kulturave bujqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat