Pse krimi i organizuar ndërhynë në zgjedhjet e kupolës së universitetit? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë

Shqipëria

Pse krimi i organizuar ndërhynë në zgjedhjet e kupolës së universitetit? Artan Hoxha bën deklaratën e fortë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 06:46
Gazetari Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se ndër vite ne kemi parë raste kur krimi i organizuar ka ndërhyrë në zgjedhjet për kupolën e universitetit.

Teksa tregoi rastin e përfshirjes së Emiliano Shullazit në zgjedhjet e unviersitit dhe kërcënimet që ai i ka drejtuar kandidatëve duke u kërkuar tërheqjen nga gara, Hoxha tha se kjo ndërhyrje vjen pasi kandidatët kanë mbështetje politike.

“Emiliano Shullazi është arrestuar kur kërcënoi në zgjedhjet për universitetin. Këto ngjarje u bënë publike më mbrapa dhe aty filloi gjithë mekanizmi. Për herë të parë ne pamë që këto personazhe kanë një lloj interesi për kupolën drejtuese të universitetit. Kjo sepse kandidatët në garë kanë mbështetje politike.

Debati midis Shullazit dhe rektorit, në gjykatë ka qenë ku i thotë Shullazi nëse “Të ngjaj unë me atë që të ka kërcënuar” dhe Dhori i ka thënë “Të kam parë aq shumë në tv sa nuk e bëj dot dallimin”, tha Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat