“I mundësonte ‘baronit’ të drogës lëvizje me makinat e policisë”- Gazetarja Lala tregon lidhjen e ish-shefit të komisariatit të Laçit me Gëzim Çelën

Shqipëria

“I mundësonte ‘baronit’ të drogës lëvizje me makinat e policisë”- Gazetarja Lala tregon lidhjen e ish-shefit të komisariatit të Laçit me Gëzim Çelën

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 00:15
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se ish shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Flakë në det” prej kohësh ka pasur lidhje dhe kontakte me baronin e drogës, Gëzim Çela.

Sipas Lalës, Meta e ka favorizuar Çelën në trafikun e drogës, dhe duke i dhënë informacion për operacionet e policisë.

“Metaj ka pasur njohje dhe lidhje të vjetra me Çelën, i cili prej 2014 është në arrati, pasi shndërroi vilën e tij në një laborator kokaine, por dhe për akuza të tjera. Metaj e informonte atë për aksionet e policisë, i jepte ndihmesë edhe përmes automjeteve të policisë duke lëvizur. E gjithë zona e Fushë-Kuqes e thonë hapur që Çela nuk ka lëvizur asnjëherë nga zona. Pra Metaj ka pasur dijeni edhe për drogën që do shkëmbehej në det.

Metaj mbahej në vëzhgim prej disa muajsh. Ai mohon pjesën që ka të bëjë me trafikun e drogës, por thotë se ka pasur njohje me të dhe ‘pranon gabimi’. Por prokuroria beson të kundërtën, që ai ka pasur informacione për lëvizjen e drogës.

Është duke u hetuar edhe pjesa e policisë kufitare, pasi veliera që do bënte këmbimin e drogës, u fut nga Kepi i Rodonit”, u shpreh Lala në emisionin “Open” në News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat