Kë do shkarkojë vetingu? Brenda tetorit 34 vendime për kupolën drejtuese të policisë

Shqipëria

Kë do shkarkojë vetingu? Brenda tetorit 34 vendime për kupolën drejtuese të policisë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Brenda muajit tetor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të japë vendimet e para të vetingut për 34 drejtues të uniformave blu.

Vendimet vijnë në një moment kur ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se në radhët e policisë ka nisur procesi i vetëpastrimit nga të inkriminuarit.

AMP ka gati vendimet e para për drejtuesit e kupolës së policisë së shtetit lidhur me vlerësimin kalimtar të tyre për pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale.

4 komisionet e vetingut me nga 3 anëtarë që janë ngritur pranë AMP-së pas shkrirjes së komisionit të jashtëm të vlerësimit, pritet të japim vendimet e para të hetimit administrativ disa mujor që kanë kryer që prej hedhjes së shortit.

Vendimet pritet të merren për drejtuesit e lartë të departamenteve të policisë kriminale, sigurisë publike, kufirit e migracionit si dhe për gradat drejtues i parë, drejtues e kryekomisar.

Ndërkohë, AMP vijon hetimin administrativ dhe korrespondencën me 36 subjektet e dyta të shortuara, të cilët po ashtu janë grada e larta në policinë e shtetit dhe gardën e republikës.

Vendimet e para të vetingut të rinisur në polici vijnë në një moment kur ministri i Brendshëm, Taulant Ballad he kryepolici Muhamet Rrumbullaku kanë lajmëruar të ashtuquajturën fushatë e “vetëpastrimit”. Pak ditë më parë shefi i komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj u arrestua me urdhër të SPAK, si pjesë aktive e grupit kriminal të baronit të drogës, Gëzim Çela.

LISTA:

Drejtues i Lartë Neritan Nallbati, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionit, në Drejtorinë e Përgjithshme

Drejtues i Lartë Zenel Hyka, Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Altin Qato, Drejtor, në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Departamentin e Sigurisë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Arjan Muça, Drejtor i Drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Edmond Rizaj, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Edmond Sulaj, Drejtor në Drejtorisë kundër Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë, në Departamentin e Policisë Kriminale, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Fatmir Lleshaj, Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit dhe Drejtimit, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Genc Merepeza, Drejtor Kabineti, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë së Forcave lëvizëse Operacionale, në Departamentin për Sigurinë Publike, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Nevila Xoxa (Resulaj), Ndërprerë procesi

Drejtues i Parë Thodhori Gravani, Drejtor në Drejtorinë e Protokollit në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Shpresa Latifi, Drejtor i Drejtorisë së Financës në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Gentian Ndoi, Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik dhe Financiar, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues Vilma Ibrahimi, Drejtor në Drejtorinë e Analizës dhe informacionit Kriminal, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Drejtues i Parë Ervin Hodaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

Kryekomisar Ilir Proda, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan

Drejtues i Parë Kastriot Skënderi, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat

Drejtues i Parë Lorenc Panganika, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier

Drejtues Dhimitraq Ziu, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër

Drejtues Ermal Muçaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

Drejtues i Parë Vehbi Bushati, Ndërprerë procesi

Drejtues Altin Merizaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Shkodër

Drejtues Arben Joca, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Tiranë

Drejtues Fatmir Hoxha, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Korçë

Drejtues Luan Arifaj, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Durrës

Drejtues Ndue Doçi, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Gjirokastër

Kryekomisar Eduard Sulejmani, Drejtor në Drejtorinë Vendore për Kufirin e Migracionin Vlorë

Kryekomisar Alban Dautaj, Drejtori i Drejtorisë së Antiterrorit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Altin Curri, Drejtor i Drejtorisë së Hetimit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Elidon Çela, Drejtor i Drejtorisë Rajonale Tiranë pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Eljona Preçi, Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Ankesave pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Shkëlqim Zuriqi, Drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe Sigurisë së Personelit pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Drejtues i Parë Vasil Dode, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit pranë Gardës së Republikës

Drejtues Liman Hoxha, Drejtor i Drejtorisë për Sigurinë e PLSH pranë Gardës së Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat