Baste sportive në kundërshtim me ligjin, dy të arrestuar në Shijak

Shqipëria

Baste sportive në kundërshtim me ligjin, dy të arrestuar në Shijak

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Klejvis Drevishi dhe Gentjan Domi kanë rënë në prangat e policisë pasi organizuan lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalet e tyre.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga operacioni i koduar “Basti i fundit” këta shtetas u arrestuan pasi u kapën teksa vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, në fshatin Xhavzotaj dhe në Shijak.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 celularët, me faqe bastesh aktive në ta.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat