Gara për SPAK, publikohen emrat e dy prokurorëve kandidatë për vendet vakante

Shqipëria

Gara për SPAK, publikohen emrat e dy prokurorëve kandidatë për vendet vakante

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë dhe prokurori Bledar Maksuti bëhet kandidati i gjashtë që kanë shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAk.

Më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado.

Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Sot është afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat