Gazetarja zbulon politikanin më të lumtur të samitit të Berlinit në Tiranë

Shqipëria

Gazetarja zbulon politikanin më të lumtur të samitit të Berlinit në Tiranë

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 06:41
Gazetarja Esmeralda Mulaj

Gazetarja Esmeralda Mulaj tha në emisionin Now në Euroneës Albania se e vetmja arritje e Ramës në samitin e sotëm të Procesit të Berlinit ishte diplomacia publike.

Sipas saj, ky samit nuk prodhoi asgjë konkrete për rajonin, pasi u mbajt nën hijen e luftës mes Hamasit dhe Izraelit dhe të vetmit liderë që u shfaqen të lumtur ishin ata në largim, që nuk do të kenë më asnjë përgjegjësi politike.

“Po të shikoje imazhet e udhëheqësve shikoje tensionin në botë, e kishin në axhendë këtë samit ndaj e bënë. Për ne sigurisht që është gjë e mirë.

Kryeministri më i lumtur ishte ai i Holandës, Mark Rute i cili nuk do të merret më me politikë, është kryeministër i dorëhequr, ai i Spanjës shkon në zgjedhje, Von der Leyen shkon në zgjedhje. Ishin të relaksuar se nuk do të mbajnë përgjegjësi vitin tjetër”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat