Dosja Tafani-Haxhiu kalon në SPAK

Shqipëria

Dosja Tafani-Haxhiu kalon në SPAK

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Grupi i Laert Haxhiut që akuzohet për të paktën 6 vrasje dhe 5 shpërthime me eksploziv  do të hetohet nga SPAK. 

Hetimet fillimisht nisën nga Prokuroria e Elbasanit pas dëshmisë së Artan Tafanit që bashkëpunoi me drejtësinë duke zbardhur në total 18 ngjarje  kriminale, përfshi edhe planin për eliminimin fizik të 2 prokuroreve, Doloreza Musabelliu e Merita Selimi.

Sipas prokurorisë së Elbasanit, grupi prej 16 personash kanë  vepruar si organizatë kriminale dhe grup i strukturuar kriminal ndaj për këtë hetimet duhet të ndiqen nga struktura e posaccme kundër krimit të organizuar.

Artan Tafani u arrestua tre muaj pas grabitjes së një shume prej 30 mijë euro në një pikë të këmbimit valutor në Tiranë, ndërsa ishte nën hetim si i përfshirë në vrasjen e  Alban Semakut, i njohur edhe si Elton Mermali, në tetor të  2021 në Peqin.

Ai tregoi disa prej vrasjeve dhe shpërthimeve me tritol që kanë tronditur vendin në vitet 2018-2021 në Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës.

Laert Haxhiu i cili  konsiderohet edhe si drejtues i grupit, ndodhet i arrestuar në Greqi ndërsa pak ditë më parë gjykata e apelit vendosi pro ekstradimit drejt vendit tonë. Në Shqipëri gjatë operacionit “Never Forget” u vunë në pranga 12 persona ndërsa katër të tjerë janë ende në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat