Krimi ekonomik “zbarkon” në Partinë Demokratike, dy agjentët priten nga Akil Kraja

Shqipëria

Krimi ekonomik “zbarkon” në Partinë Demokratike, dy agjentët priten nga Akil Kraja

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 22:57
Efektivë të krimit ekonomik

Efektivë të krimit ekonomik të policisë së Shtetit kanë zbarkuar në selinë e Partisë Demokratike, pak minuta pas konferencës së jashtëzakonshme të Sali Berishës.

Mësohet se Genti Ndoi drejtor i krimit ekonomik financiar së bashku me ndihmësin e tij kanë ardhur në selinë blu për të kërkuar prova.

Berisha: SPAK duhet merrte leje nga Kuvendi. Por ja çfarë thotë ligji për persona mbi 72 vjeç

Ata janë pritur nga drejtori i kabinetit të Berishës, Akil Kraja, i cili duket se do t’u japë sqarimet e nevojshme, ndërsa godina është e mbushur me gazetarë dhe operatorë, që e kanë bërë të vështirë edhe diskutimin e tyre privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat