Do të 'hidhte në erë' hotelin e komisionerit të Fredi Belerit në Dhërmi, IKMT bën lëvizjen e papritur

Shqipëria

Do të 'hidhte në erë' hotelin e komisionerit të Fredi Belerit në Dhërmi, IKMT bën lëvizjen e papritur

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 10:08
Dhërmi

Ndërsa një ditë më parë IKMT njoftoi se sot do të shembte me shpërthim të kontrolluar hotelin e Kristaq Belit në Dhërmi, ky vendim është anuluar.

Mësohet se shkak për anulimin është bërë masa e sigurimit të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa nuk ka ende një njoftim për vazhdimësinë e operacionit në ditët në vazhdim.

Kujtojmë se një ditë më parë, djali i Kristaqit, Fjorentin Beli, tha për BalkanWeb se hoteli i tij është me leje dhe se ka vendim të Gjykatës së lartë.

Ai tha se aksioni për shembjen ishte për arsye politike, pasi ai ka qenë një nga komisionerët në zgjedhjet e 14 majit, të Fredi Belerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat