Kapet ‘mat’ 25-vjeçari në Fier, përgatiste dhe shiste doza kanabisi

Shqipëria

Kapet ‘mat’ 25-vjeçari në Fier, përgatiste dhe shiste doza kanabisi

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Fjoralb Hoxhaj, 25 vjeç, është arrestuar nga policia e Fierit pasi, nga kontrolli fizik, i është gjetur dhe i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa doza të lëndës narkotike, kanbasis që i kishte për qëllim shitje, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

“Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi F.H. 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat