Përsëri reshje të forta? Meteorologu tregon kur priten

Shqipëria

Përsëri reshje të forta? Meteorologu tregon kur priten

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 08:46
Meteorologu Hakil Osmani

Meteorologu Hakil Osmani tha se të premten priten reshje të dendura shiu.

Sipas tij nuk do të ketë erë të fortë si këtë të premte që lamë pas dhe reshjet do të jenë në zona të izoluara.

“Reshjet që ka sinjale të jenë gjatë ditës së premte, deri në pjesën e dytë të saj dhe gjatë të shtunës pritet të jenë me intensitet të lartë.

Për fat të mirë nuk ka ende sinjale të kemi erën e cila të jetë problematike, ashtu siç ishte gjatë ditës së premte ku kaloi shpejtësinë dhe 80 km/orë, por reshjet ka sinjale të jenë me intensitet të lart në zona të izoluara.

Zonat që preken më shumë nga këto reshje janë zonat veriperëndimore, duke përfshirë qarkun e Shkodrës, Lezhës, po ashtu dhe kryeqyteti,” – u shpreh Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat