Shtyhet gjyqi për Lefter Allën, shkak mungesa e një të akuzuari për abuzim me tenderin

Shqipëria

Shtyhet gjyqi për Lefter Allën, shkak mungesa e një të akuzuari për abuzim me tenderin

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 14:44
Shtyhet gjyqi për Lefter Allën, shkak mungesa e një të akuzuari për abuzim me tenderin

Seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, u shty për shkak të mungesës së Dali Gazidedes, një nga të akuzuarit për abuzim me një tender.

Policia nuk arriti ta sjellë Gazideden në seancë, ndonëse ai është në arrest shtëpi.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca e radhës u caktua në 21 nëntor.

Sot ishte seanca e parë dhe gjykata do të shprehej nëse do të pranonte apo jo gjykimin e shkurtuar që kanë kërkuar 10 prej 12 të pandehurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat