U dogj aksidentalisht me cigare nga vëllai i mitur, përfundon në spital 2-vjeçarja

Shqipëria

U dogj aksidentalisht me cigare nga vëllai i mitur, përfundon në spital 2-vjeçarja

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 19:16
Foto ilustrim

Një fëmijë vetëm 2 vjeç është djegur aksidentalisht nga i vëllai në Tiranë.

Vajza 2-vjeçare është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj.

Kjo pasi është djegur aksidentalisht (duke luajtur me një bisht cigare) nga vëllai i saj i mitur 9 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat