“Rama, frikacak”- Bardhi: Salla u mbush me gardistë sepse kryehajduti ishte paraqitur në Kuvend

Shqipëria

“Rama, frikacak”- Bardhi: Salla u mbush me gardistë sepse kryehajduti ishte paraqitur në Kuvend

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 10:26
Gazment Bardhi

Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka deklaruar se salla e parlamentit u mbush me gardistë për shkak se në Kuvend do të ishte edhe kryeministri, Rama të cilin e quajti “kryehajdut”.

“E vetmja arsye pse sot salla e Kuvendit ishte mbushur me forcat speciale të Gardës ishte sepse në kuvend ishte paraqitur kryehajdut.

Një frikacak që për të ardhur në Kuvend kishte mbushur sallën me punonjës sigurie.

Do donim që kjo seancë të ishte normale të kishim shkëmbim të ideve, por është e pamundur sa kohë shkelet rregullorja”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat