Sherr mes nxënësve në Pogradec/ Plagosen dy të miturit

Shqipëria

Sherr mes nxënësve në Pogradec/ Plagosen dy të miturit

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Dy të mitur janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një shkollë të Pogradecit.

Gazetarja Dhorjela Çule mëson se adoleshentët kanë pësuar dëmtime në trup dhe fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të Bucimasit, kur nxënësit e një klase kanë nisur debatin për motive të dobëta.

Në sherr janë përfshirë dhe adoleshentë të tjerë, të cilëve u është marrë deklarimi, ndërkohë që çështja iu referua prokurorisë për plagosje të lehtë me dashje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat