Reshje të dendura bore, probleme me rrugët në veri, bllokohet Kukës-Peshkopi

Shqipëria

Reshje të dendura bore, probleme me rrugët në veri, bllokohet Kukës-Peshkopi

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Kukësi është përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ndërkohë që janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rruga Kukës-Peshkopi është bllokuar.

Kjo pasi trashësia e dëborës arrin deri në 6 cm.

Sakaq, reshjet e dendura të dëborës kanë krijuar shtresa akulli në rrugë, ndërsa lëvizja e automjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat