Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në Komisionin për Dezinformimin

Shqipëria

Zbardhen emrat e anëtarëve të PS në Komisionin për Dezinformimin

Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Euronews ka zbardhur emrat e anëtarëve të Partisë Socialiste të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin. Kryetar i komisionit për dezinformimin do të jetë deputeti Erion Braçe.

Anëtarët e tjerë të Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin nga ana e PS do të jenë: Bledi Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Eslemvera Zake Dhe Etilda Gjonaj.

Kujtojmë se 3 ditë më parë, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla iu dërgoi një shkresë 4 kryetarëve të grupeve parlamentare me qëllim për të propozuar anëtarët që do të jenë pjesë e tij.

Këtë fillim jave, Euronews Albania u interesua pranë 4 grupeve parlamentare për plotësimin e kësaj kërkese.

Grupi parlamentar demokrat që do të ketë 3 anëtarë ende nuk ka një vendimmarrje për këtë çështje, të cilën pritet ta diskutojë fillimisht në mbledhjen e grupit parlamentar.

Agron Duka kryetar i grupit parlamentar ‘Aleanca për Ndryshim’ që ka të drejtën e propozimit të 1 anëtari, do të caktojë si pjesë të komisionit për dezinformimin deputetin Fatmir Mediu.

Mesila Doda do të jetë anëtare e këtij komisioni nga Grupi Parlamentar “Demokraci dhe Integrim”.

Ky komision pritet të ketë si qëllim për të mbikëqyrur veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat