Lala: Ervin Mata i ofroi 500 mijë euro, por Breçani i refuzoi - ja porosia për të birin

Shqipëria

Lala: Ervin Mata i ofroi 500 mijë euro, por Breçani i refuzoi - ja porosia për të birin

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 13:34
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me dosjen e ish-kreut të policisë Erzen Breçani dhe 7 personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se në bazë të përgjimeve të dala nga aplikacioni  “Sky” ka pasur një përplasje mes Ervin Matës dhe Erzen Breçanit.

Sipas saj Mata do t’i jepte Breçanit 500 mijë, por që ky i fundit nuk i ka pranuar e madje ka pasur një përplasje dhe me të birin në lidhje me këtë çështje.

“Duket se ka një përplasje mes Breçanit dhe Ervin Matës, dhe kjo del nga përplasja e Breçanit me të birin sepse Ervin Mata i është ofruar Breçanit në një moment për të paguar punonjësit e tij. I është ofruar për t’i dhënë një shumë prej 500 mijë eurosh përmes një këngëtarje të njohur. Breçani jo vetëm që nuk i pranon paratë, por ka një përplasje me të birin për këtë. Përplasja mes tyre është shumë e fortë. Në pamje të parë ngjan sikur Breçani e bën fajtor Ervin Matën për përfshirjen e  të birit në këto punë. Nga ana tjetër shkon dhe te një dyshim tjetër ku i thotë, ki kujdes se ky mund të jetë informatori. Nëse është apo jo fajtor këtë e vendos Gjykata”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat