Mbahet pa tensione seanca parlamentare për 25 vjetorin e Gjykates Kushtetuese

Shqipëria

Mbahet pa tensione seanca parlamentare për 25 vjetorin e Gjykates Kushtetuese

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Ka nisur seanca parlamentare për 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe tre seancat e mëpërshme, këtë herë në Parlament nuk ka pasur tensione dhe pothuajse të gjithë deputetët janë të pranishëm në seancë.

Ka qenë kryetarja e Kuvendit që ka nisur seancën duke mbajtur një fjalim në foltore e duke u shprehur se Parkamenti mbështet fuqimisht Reformën në Drejtësi, e cila u miraua në vitin 2016.

“Sistemi i Drejtësisë kishte dhënë prova se nuk ishte i aftë të vetëreformohej dhe ti përgjigjej dinamikave të reja  të zhvillimit të vendit. Reformimi i tij mund të bëhej vetëm nga jashtë sistemit. Kjo rezultoi  e vetmja rrugë për të çliruar shoqërinë, zhvillimin, interesin publik dhe qytetarët nga një sistem drejtësie i padrejtë dhe i korruptuar. Këto rrethana dhe nevoja çuan në rishikimin e Kushtetutës dhe ideimin e zbatimin e reformës në drejtësi. Në vitin 2016 Kuvendi miratoi unanimisht ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë Reformës në Drejtësi dhe gjatë kësaj dekade ka mbështetur dhe po mvëbshtet fuqimisht realizimin e kësaj reforme”-tha Nikolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat