Çfarë ndodhi? Shkarkohet zyrtari i lartë në burgun e Fushë-Krujës

Shqipëria

Çfarë ndodhi? Shkarkohet zyrtari i lartë në burgun e Fushë-Krujës

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:23
Burgu i Fushë-Krujës

Është shkarkuar drejtori i burgut të Fushë-Krujës, Durim Toska.

Sipas burimeve, mësohet se Toska është shkarkuar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, me propozim të drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, për cënimin e kritereve etike e ligjore.

Njoftimi:

Njoftim në lidhje me shkarkimin e Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë-Krujë!

Ministri i Drejtësisë, z. Ulsi Manja, ka ndërmarë këtë hap, pas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, duke e bazuar vendimin në kritere etike dhe ligjore të cënuara nga z. Durim Toska.

Vendimi vjen në përshtatje me objektivat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për përmirësimin e efikasitetit dhe integritetit në sistemin e drejtësisë.

Ministri Manja shpreh besimin në vazhdimin e punës dhe angazhimin për të siguruar një administratë të fuqishme dhe të drejtë.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat