​Manja: Marrëveshja me Italinë për migrantët ka kaluar gjithë filtrat kushtetues

Shqipëria

​Manja: Marrëveshja me Italinë për migrantët ka kaluar gjithë filtrat kushtetues

Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 19:18
Foto nga takimi

Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë Ulsi Manja u shpreh sot se marrëveshja me Italinë për migrantët i ka kaluar të gjitha filtrat ligjorë e kushtetues.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Manja iu përgjigj pyetjes së gazetarëve pas depozitimit në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës për shfuqizimin e kësaj marrëveshjeje.

Manja bëri të ditur se ndërkohë marrëveshja është miratuar nga qeveria italiane.

“Janë bërë publike edhe arsyet e nënshkrimit të kësaj marrëveshje apo qëndrimi ynë dhe i qeverisë shqiptare në lidhje me këtë marrëveshje. Është e drejtë e gjithkujt, edhe e opozitës, edhe e deputetëve, ta çojnë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese, por nuk ka se si të jetë antikushtetuese një marrëveshje e cila ka kaluar të gjitha filtrat përpara nënshkrimit me palën italiane”, u shpreh Manja.

“Nuk e di nëse Gjykata Kushtetuese do ta marrë në shqyrtim ose jo, por kjo marrëveshje sa i takon përputhshmërisë me Kushtetutën dhe ligjin i ka kaluar të gjitha filtrat përpara se të nënshkruhet nga dy kryeministrat, Rama dhe Meloni”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat