Tentoi të korruptonte policët, nën hetim një 28-vjeçar në Fier! Drejtonte makinën me xhama të zinj

Shqipëria

Tentoi të korruptonte policët, nën hetim një 28-vjeçar në Fier! Drejtonte makinën me xhama të zinj

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar është vënë nën hetim, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë rrugore në Fier.

I riu M.R po udhëtonte me një automjet që kishte xhamat e zinj dhe për të shmangur masën administrative, ka tentuar t’i japë një shumë parash policit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për shtetasin M. R., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Rasti në hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat