“Na u bënë krah” - Humbi vajzën në aksident, fjalët prekëse të Vangjel Tavos

Shqipëria

“Na u bënë krah” - Humbi vajzën në aksident, fjalët prekëse të Vangjel Tavos

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 10:22
Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo

Ish-deputeti Vangjel Tavo ka shprehur falënderim për të gjithë ata që i qëndruan pranë në momentin më të vështirë, të humbës së vajzës së tij, e cila vdiq si pasojë e një aksidenti.

Me anë të një postimi në Facebook, Tavo shkruan se “asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne”.

Reagimi i Tavos

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat