Qyno 10 orë në SPAK, Veliu: Çdo tentativë për të mësuar burimet e gazetarëve është e papranueshme

Shqipëria

Qyno 10 orë në SPAK, Veliu: Çdo tentativë për të mësuar burimet e gazetarëve është e papranueshme

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 23:07
Elton Qyno

Elton Qyno ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit se prej orës 11:00 të paradites së sotme ndodhej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga banesa e tij Qyno është shprehur se u mbajt në SPAK deri në orën 17:00 dhe u njoftua se kishte një vendim Gjykate për t’i kontrolluar shtëpinë, zyrën dhe automjetin.

Ndër të tjera gazetari u shpreh se pas deklaratës së dhënë ka patur presione për të treguar burimin e informacionit.

Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar me dhjetëra gazetarë në mbështetje të kolegut, ndërsa kërkojnë nga SPAK që urgjentisht të bëjë transparencën e seancës së sotme me Qynon.

Një reagim vjen edhe nga gazetari Muhamed Veliu, i cili shprehet se çdo tentativë për të mësuar burimet e gazetarëve është e papranueshme.

Reagimi i gazetarit Muhamet Veliu

Elton Qyno ose Babale sic e quaj une ndodhet sot ne te njejten pozite si une ne 2015 kur publikova nje dokument te SHISH.

Prokuroria e Tiranes kerkonte prej meje burimin. Kurre nuk e moren.

E kam patur nder per 17 muaj te punoj me Qynon dhe te sjellim bashke nje interviste te paprecedente te Zylfie Haklajt, te serializuar ne gazeten print Shqiptarja me shitje rrekord ne nje kohe kur printi kishte nisur te vdiste.

Cdo tentative per te mesuar burimet e gazetareve eshte e papranueshme.

Nje shprehje angleze per gazetarine thote:

"Nje dore e cila te ushqen nuk mund te digjet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat