Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Shqipëria

Arrestohet në Spanjë Lulzim Berisha, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 12:41
Lulzim Berisha

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukseshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat