“Prokurorët vijnë si zuzarë për të…”- Berisha zbulon nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Shqipëria

“Prokurorët vijnë si zuzarë për të…”- Berisha zbulon nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 22:29
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shprehur se nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur në policinë gjyqësore me arsyetimin se nuk legjitimon një akt të marrjes së pushtetit nga prokurorë dhe gjykatës për llogari të Edi Ramës.

“Nëse unë e zbatoj, unë mbështes një grusht shteti brenda shtetit. Nuk mund të pranojë kurrë shkruajë  e kushtetutës në tavolinat e prokurorit dhe gjykatës.

Qëndrimi ynë ka qenë ky; nuk legjitimoj kurrë një akt të marrjes së pushtetit nga prokurorë dhe gjykatës për llogari të Edi Ramës. Nëse unë legjitimoj këtë, unë i bëj një gjëmë me precedentin këtij vendi me dekada.

Nëse unë krijojë precedentin, i jepte mundësi çdo autokrati, diktatori të eliminonte me çdo kusht kundërshtarin politik.

Kam ndjekur shkallët për të treguar se me gjithë situatën shqetësuese, nuk pranoj të jem pjesë e një shoqërie parashtetërore”, tha Berisha në studion e ‘Opinion’.

Ish-kryeministri tha se vendimin e Parlamentit për heqjen e imunitetit do ta zbarojë, por paralajmëroi se dhe do ta denoncojë.

“Vendimin e parlamentit do ta zbatoj, nuk kam asgjë personale për t’u marrë në pyetje. Unë pas vendimit të parlamentit, do të pranoj të gjithë procedurën. Do ta denoncoj, por do ta pranoj”, tha ai.

Berisha, për pyetjen nëse do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të diskutohet imuniteti i tij, tha se akoma nuk e ka vendosur, por shtoi se prokurorët do të paraqiten për të legalizuar një vendim të paligjshëm.

“Ky komision mblidhet si gjykatë, jo si komision. Mblidhet, i merr provat, i studion. Komisioni është ftuar të rëndojë masën ndaj Berishës sepse nuk pranoi masën antikushtetuese. Ka  shkuar për të legalizuar ndërtimin e paligjshëm.

Do të diskutohet me deputetët. Nëse prokurorët do të vinin për të kërkuar sic është Kushtetua, autorizimin e parlamentit, do ta quaja gjënë më normale.

Por prokuroret vijnë si zuzarë për të legalizuar një vendim të paligjshëm.

Vijnë për të dëshmuar se janë një me parlamentin, se Edi Rama, parlamenti, prokurorët dhe gjykata janë një. Vijnë për arrestin”, tha ish-kryeministri.

Pyetjes nëse do të paraqitet të hënën para oficerëve të policisë gjyqësore për të shmangur masën e re të kërkuar nga SPAK, Berisha tha se i qëndron besnik Kushtetutës.

“Unë i qëndroj asaj që i besoj, Kushtetutës. Vetë fakti që ata shkojnë në parlament për të zëvendësuar masën do të thotë se masa ka rënë. Ata shkuan në Parlament me propozim për të rënduar masën se unë nuk pranova të shkoja”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat