Rama: Me buxhetin 2024 do të përfundojmë investimet në 30 shkolla

Shqipëria

Rama: Me buxhetin 2024 do të përfundojmë investimet në 30 shkolla

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 14:20
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama tha se me buxhetin 2024 do të përfundohen investimet në 30 shkolla dhe do të hapen kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug të vendit.

Shkolla “Havzi Nela” ka hapur dyert duke ofruar kushtet më të mira për 1 mijë nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi, më i madhi i qarkut verilindor.

“Shkolla “Havzi Nela” sapo ka hapur dyert e rilindur, me financim të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Kukës, duke ofruar kushtet më të mira për 1 mijë nxënësit dhe mësuesit e këtij gjimnazi, më i madhi i qarkut verilindor.

 Me buxhetin 2024 përfundojmë investimet në 30 shkolla dhe hapim kantiere të reja në institucionet arsimore nga veriu në jug”, sipas Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat