Berisha ndryshon qëndrim: Do të këshillohem me avokatët nëse do e respektoj vendimin e SPAK

Shqipëria

Berisha ndryshon qëndrim: Do të këshillohem me avokatët nëse do e respektoj vendimin e SPAK

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 13:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-kryeministri Sali Berisha vendosi të ndryshojë qëndrim pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku thotë se do të këshillohet me avokatët nëse do ta respektojë vendimin e Prokurorisë së Posaçme.

Kjo ishte deklarata e Berishës në konferencën e sotme, ndryshe nga deklaratat e mëparshme kur SPAK dorëzoi kërkesën në Kuvend për rëndimin e masës që Berisha thoshte se do të zbatonte vendimin e Parlamentit, cilido të ishte ai.

Në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt, lexoni pak se çfarë thotë rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë, nuk u plotësua asnjë kusht, kushtin e vetëm një kërkesë meqë nuk kam zbatuar vendimet antikushtetues të tyre të rëndohet ndëshkimi, në një vend kur parlamenti, prokuroria është në duart e një njeri ndodhu që këta zbatuan, u zbatuan një urdhër të atyre që u kanë marrë pushtetin, nuk ka gjë më të rrezikshme, vetëm në diktaturë mund të ndodhte, nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Basha Brava, por votimi i parlamentit është abrogimi që i bëjnë ata neni 73 pika dy, vetëkuptohet se çfarë kontrolli ka mbi të në respekt të Kushtetutës e kam dërgu në gjykatë kushtetuese, vendimin e gjykatës edhe një herë, vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm, nuk mund të pranoj të ligjshëm bazën, do këshillohem me avoketërit, por denoncoj vendimin, vendimi i marrë pa shqyrtu asnjë dokument asnjë dosje por për rëndim se kam refuzuar dhunimin e kushtetutës është marrëzia më e madhe, unë kam avoketërtit. Se me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi, në këshillim do marr vendimet që duhet të marr.”

“Në diktaturë pres çdo gjë por duhet të këshillohem me avokatërit, ata jnë ligj i imi në këtë çështje sepse janë ata më kopetentë, kanë bërë një punë të shkëlqyer kanë denoncuar në çdo moment për shkeljet e kodeve dhe procedurës, një këshillim me ta është i rëndësishëm për mua për të marr vendimet e duhura, politikisht qëndron ajo që them për këta, nga ana tjetër natyrisht vendimi ose mendimi që do të më përcjellin ka vlerën e vet të çmuar”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat