Nesho: Po jetojmë në një fazë të ndërmjetme, nga demokracia në diktaturë. Janë kapur të gjitha institucionet e shtetit

Shqipëria

Nesho: Po jetojmë në një fazë të ndërmjetme, nga demokracia në diktaturë. Janë kapur të gjitha institucionet e shtetit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 21:19
Agim Nesho

Nesho: Po jetojmë në një fazë të ndërmjetme, nga demokracia në diktaturë. Janë kapur të gjitha institucionet e shtetit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për vulën dhe logon e PD-së, cështje të cilën Gjykata e Lartë e ktheu sot për rishqyrtim në Apel, u shpreh se për 10 vjet në Shqipëri janë kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe se po jetojmë në një fazë të ndërmjetme, nga demokracia në një sistem autoritar drejt një diktature.

Nesho: Nuk është një cështje që mund të kalojë me vite me radhë, por problemi kryesor në Shqipëri është që ne po jetojmë në një fazë të ndërmjetme, nga demokracia në një sistem autoritar drejt një diktature.

Për 10 vjet këtu janë kapur të gjitha institucionet e shtetit dhe sigurisht edhe drejtësia është një nga institucionet që bën balancat e pushteteve në Shqipëri dhe është një nga pikësynimet kryesore të këtij regjimi që është në pushtet, i zotit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat