Ngjarjet e vitit 2023, Tupja: Punët në Shqipëri po ecin shumë keq, përgjegjësi të madhe kanë politikanët tanë

Shqipëria

Ngjarjet e vitit 2023, Tupja: Punët në Shqipëri po ecin shumë keq, përgjegjësi të madhe kanë politikanët tanë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 21:11
Edmond Tupja

Profesori, shkrimtari dhe përkthyesi, Edmond Tupja ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për ngjarjet kryesore të vitit 2023. Tupe u shpreh se viti që po lëmë pas ishte zhgënjyes dhe se punët në Shqipëri nuk po ecin mirë.

Edmond Tupja: Zhgënjyes në kuptimin që po i largohemi asaj gjendjeje së cilës ëndërrojmë ti afrohemi. Ka një farë fataliteti në kuptimin që punët nuk po ecin mirë.

Punët në Shqipëri po ecin shumë keq. Unë personalisht jam shumë i zgjënjyer, sepse bëjmë atë që nuk duhet bërë.

Dhe për këtë përgjegjësi të madhe kanë politikanët tanë. Unë shikoj që shpresa po vdes, në mos ka vdekur por ende nuk është varrosur.

Nuk mund të themi më shpresa vdes e fundit sepse shpresa është zhdukur. Ska më shpresë. Të rinjtë duan të largohen, fshati u zbraz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat