Efektivët e Policisë Bashkiake dhurata për fëmijët e Qendrës për Persona me Aftësi të Kufizuar

Shqipëria

Efektivët e Policisë Bashkiake dhurata për fëmijët e Qendrës për Persona me Aftësi të Kufizuar

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Në prag të ndërrimit të viteve, efektivët e Policisë Bashkiake Tiranë janë gjendur pranë fëmijëve të Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, duke dhuruar dashuri dhe dhurata për të gjithë.

“MIRËMËNGJES! Nga kolegët e Policisë Bashkiake 👮🏻‍♂️👮🏻‍♀️ të cilët në këto ditë festash 🎄 janë gjendur afër fëmijëve 👧🏻👦🏻 të Qendrës Komunitare për Persona me Aftësi të Kufizuar, duke dhuruar dashuri, lumturi, buzëqeshje dhe dhurata për të gjithë. Krenar për ju!”, shkruan Veliaj.

Gjatë këtyre ditëve të festave, Policia Bashkiake dhe Shërbimi Zjarrfikës janë në gatishmëri të plotë për të qenë pranë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat