Dhunimi mostruoz i tre shqiptarëve në Mal të Zi, kreu i UDSH habit me deklaratën: Rezultat i politikës së “serbomadhisë”

Shqipëria

Dhunimi mostruoz i tre shqiptarëve në Mal të Zi, kreu i UDSH habit me deklaratën: Rezultat i politikës së “serbomadhisë”

Më: 6 janar 2024 Në ora: 20:41
Foto ilustrim

Kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar, Meto Zenka, është shprehur se dhunimi i 3 shqiptarëve gjatë ditës së sotme në Malin e Zi, është rezultat i politikës së “serbomadhisë”.

Zenka shprehet se janë të shumta rastet e dhunimit të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Malin e Zi, për motive politike.

Ai tha gjithashtu se për ngjarjen e ditës së sotme pret që të kontaktojë kryeministrin e Malit të Zi, për të marrë më shumë informacion dhe për t’u njohur edhe me qëndrimin e tij. 

“Ne kemi reaguar menjëherë sapo morëm vesh për incidentin. Nuk është rasti i parë që ndodhin incidente të tilla, sidomos incidente të drejtuara kundrejt shqiptarëve e boshnjakëve në Malin e Zi. Kjo dëshmon se Mali i Zi me këto struktura të reja që kanë ardhur në pushtet, edhe pse maskohet me një lloj pacifizmi të rremë, rast pas rasti e tregon fytyrën e vetë. Politika serbomadhe realizohet përmes këtyre ngjarjeve. Elektoratin e tyre e drejtojnë kundër pakicave në Malin e Zi dhe shqiptarëve.

Kemi pasur raste kur është burgosur një tifoz me flamurin shqiptar në Budva, gjoja shqetësonte opinionin me paraqitjen e simbolit tonë kombëtar. Kur ata janë shumica dhe janë grupime të mëdha, kryejnë këto ngjarje. Jam i mendimit se meqë sot festohet edhe Krishtlindja e festës ortodokse, ata kanë qejf që rinia e tyre të përdorë edhe uniforma të ndryshme, si këto ushtarake të ditës së sotme. I përdorin si një forcë simbolike, apo njëfarë mesazhi.

Duhet të kontaktoj edhe kryeministrin të marr opinionin e tyre çfarë ka ndodhur. Por nga fytyra e shqiptarëve, ata kanë përjetuar një dhunë të mirëfilltë. Ka reaguar në Malin e Zi vetëm Komuniteti i Helsinkit, që e ka dënuar ashpër dhunën. Por duke pasur parasysh që kryetari i Parlamentit në Malin e Zi është një radikal kundër pakicave, ata nuk kanë reaguar. Ithtarët e politikave të tyre janë të influencuar prej tyre dhe përdorin shpeshherë edhe dhunën kundër shqiptarëve.

Ata nuk mund të pajtohen kurrësesi që Kosova është një shtet në ngritje e sipër dhe janë të acaruar edhe me thirrjet e Kurtit që i ka dhënë një karakter të ri politikës shqiptare në Ballkan”, tha Zenka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat