Shkarkohet Elva Margariti! Drejtimi plot debate në Ministrinë e Kulturës

Shqipëria

Shkarkohet Elva Margariti! Drejtimi plot debate në Ministrinë e Kulturës

Më: 8 janar 2024 Në ora: 16:08
Elva Margariti

Elva Margariti është shkarkuar nga posti i Ministrisë së Kulturës, sipas burimeve zyrtare që konfirmojnë për Top Channel se lirimin e saj nga detyra.

Ky vendim vjen si pasojë e shkrirjes së Ministrisë së Kulturës që Margariti drejtonte dhe krijimit të një strukture të re qeverisëse: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Kultura nuk mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit, mbi të cilat ajo ka një potencial të madh ndikues, e prej të cilave ajo mund të përfitojë shumë më tepër, kur vetë sektori i ekonomisë në tërësi kërkon një përmasë të re në frontin e qeverisjes”, u shpreh kryeministri Edi Rama theksoi njoftoi këto ndryshime në qeveri.

Elva Margariti shërbeu si ministre e kulturës që prej janarit të 2019. Ajo vjen nga arkitektura. Megjithëse ka çuar para disa projekte, përgjatë këtyre viteve një numër i madh ndërmarrjesh kanë hasur në vonesa. Galeria Kombëtare e Arteve vazhdon të jetë e mbyllur për publikun, megjithëse projekti i rikonsktruksionit duhet të kishte përfunduar. Muzeu Kombëtar nuk është rikonstruktuar ende. Salla koncertore e Universitetit të Arteve edhe pse u përurua, ende nuk funksionon.

Një ndër debatet që ka shoqëruar qeverisjen e saj ka qenë edhe çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit. Si ministre Elva Margariti i dha përparësi trashëgimisë kulturore për shkak të formësimit të saj si arkitekte, por nuk pati protagonizëm në fushat e tjera të kulturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat